BLUETOOTH

Sapun industrial apo natyral? Ja cila është më e mira

07:30 - 18.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sapunët industrial dhe produkte të tjera të bukurisë e kanë bërë industrinë kozmetike dhe të kujdesit të lëkurës një sektor jashtëzakonisht tërheqës. Njerëzit shhpesh blejnë produkte pa u interesuar për listën e përbërësve,kjo ndodh edhe me blerjen e sapun i cili është i pranishëm në çdo ambient. Duke qenë i pazëvendësueshëm edhe zgjedhjet për këtë produkt janë të mëdha, po kështu edhe diferencat. Mes sapunit industrial dhe atij natyral ju cilin zgjidhni? A i dini diferencat mes tyre?  Sapunët natyralë (të bërë edhe në shtëpi) kanë ekzistuar për shekuj, para se materialet sintetike të përdoreshin në masë.




11 arsye se pse duhet të zgjidhni sapunët natyralë në vend të atyre industrial:

  1. Aromë Natyrale

Ato prodhohen nga përbërës plotësisht natyral, duke i dhënë atyre një aromë të mrekullueshme gjatë përdorimit. Aroma nuk është kurrë e mbingarkuar, duke u përshtatur lehtësisht me aromën e shtëpisë suaj.

  1. Pa Sulfate

Përdorimi i kimikateve tek sapunët po rritet çdo ditë, Sodium Laureth Sulfate është njëri prej tyre. Nëse sapuni juaj përmban këtë kimikat, atëherë AgroWeb.org nuk do t’jua rekomandonte përdorimin e tyre. Përdorimi i vazhdueshëm i sapunëve dhe shampove që përmbajnë këtë kimikat mund të shkaktojë irritim të lëkurës, infeksion në sy ose në mushkëri.

  1. Ruajnë Yndyrën Natyrale

Sapunët natyralë përmbajnë vajra esencialë, të cilët hidratojnë lëkurën tuaj. Tekstura e tyre e butë dhe vajore mbron lëkurën tuaj dhe e pastron atë pa e dëmtuar. Ndryshe nga sapunët industrial të cilët përziehen me vajra shumë të fortë.

  1. Ofrojnë Hidratim Më të Mirë

Direkt pas përdorimit të një sapunit natyral do të vëreni se lëkura juaj do ndihet e hidratuar dhe e butë. Çdo vaj esenical apo substancat e tjera të përdorura kanë për qëllim hidratimin e lëkurës suaj.

  1. Vetëm me Përbërës Natyralë

Këto sapunë përgatiten me përbërës 100% natyralë. Tradicionalisht sapunët bëheshin me dhjamin e kafshëve, ndërsa ata natyralë përgatiten me vajra natyralë si kokosi, avokado, etj.

  1. Janë më Cilësorë

Produktet artizanale kanë cilësi më të lartë, qofshin ato qilima, rroba, lodra, etj. Sapunët natyralë përbëhen nga materiale cilësore, pasi bizneset e vogla që i prodhojnë ato nuk duan të humbin bazën e tyre të klientëve, duke u siguruar që gjithmonë të përdorin materiale shumë cilësore.

  1. Një gamë e gjerë përdorimesh

Disa nga këto lloje sapunësh shërbejnë për më shumë se një qëllim. Ndryshe nga sapunët industrial të cilët prodhohen për një qëllim specifik, sapunët natyralë janë të shumëanshëm, ato mund të përdoren lehtësisht si larës fytyre ose trupi.

  1. Përmbajnë Glicerinë

Në treg nuk ka shumë sapunë që përmbajnë shumë glicerinë. Mungesa e glicerinës mund të çojë në lëkurë të hidratuar ose të ashpër. Sapunët natyralë janë të njohur për përmbajtjen e lartë të glicerinës, pas përdorimit të këtyre sapunëve mund të ndjeni lëkurën tuaj më e hidratuar. Meqenëse glicerina është një lëndë bazë e kushtueshme, prodhuesit e sapunëve industrialë e zëvenësojnë atë me kimikate të tjera.

  1. Pa Ngjyrues Artificialë

Produktet natyrale janë të njohura për përdorimin optimal të burimeve natyrore. Nëse sapunët natyralë kanë ngjyra, ato vijnë si pasojë e pluhurave natyralë të cilat nuk do të shkaktojnë asnjë dëm tek konsumatori.

  1. Ndikim Më i Vogël në Mjedisit

Kur zgjidhni sapunët natyralë, ju kontribuoni në mënyrë indirekte në reduktimin e ndotjes së liqeneve, lumenjve, deteve dhe oqeaneve. Ata janë lehtësisht të tretshëm dhe nuk e dëmtojnë natyrën.

Nga ana tjetër, sapunët industrial përbëhen nga kimikate të pa shpërbëshme, të cilat kalojnë nga lavamani drejtë tubacione që derdhen në trupa të ndryshëm ujor.

  1. Po Mbështesni Një Biznes të Vogël

Kohët kanë ndryshuar, njerëzit kanë filluar të tregojnë dashuri për produktet vendase. Kjo i ka dhënë shumë krijuesve të sapunëve natyralë shpresë për të filluar biznesin e tyre. Duke blerë produkte natyrale artizanale, po mbështesni gjithashtu një biznes të vogël në të njëjtën kohë që po përdorni diçka unike.

  1. Të Bukur dhe Artistik

Si çdo produkt tjetër artizanal, bukuria dhe arti gjithashtu mbajnë vendin e tyre të veçantë. Ka një larmishmëri lulesh tek këta sapunë nga të cilat merren aroma dhe ngjyrat, si dhe çdo vaj esencial tërësisht natyral./AgroWeb.org 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.