Kronikë

Vazhdon megaoperacioni i SPAK, shpallet në kërkim ‘Miri Pojës’, i akuzuar për vrasjen e …

10:55 - 18.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Prokuroria e Posaçme ka shpallur në kërkim Fatmir Troplini, i njohur ndryshe dhe si ‘Miri i Pojës’.

Ai akuzohet për krijimin e planit për të vrarë Preng Gjinin, sipas raportimit të gazetares për BalkanËeb, Klodiana Lala

Miri i Pojës planifikoi ekzekutimin e 55 vjeçarit me tritol, por qe një atentat i dështuar.

Atentati i dështuar

Bëhet fjalë për atentatin me minë të telekomanduar ndaj Preng Gjinit mbrëmjen e 15 shtatorit 2020, në kryeqytet.

Teksa ai ka qenë duke lëvizur me automjet, i ishte vendosur 400 gr C4 në pjesën e poshtme të makinës për të shpërthyer në momentin që ndodhej siper urës së Lanës, ish-Stacioni i Fundit i Tiranës së Re.

Shpërthimi qe aq i fuqishëm sa u ndje në një rreze të gjerë dhe u plagosën lehtë e dy kalimtarë, një shtetas italian dhe një fëmijë.

Preng Gjini, me origjinë nga Rrësheni, iu nënshtrua një ndërhyrje të gjatë kirurgjikale e tepër delikate për shkak të dëmtimeve të shumta që pësoi nga shpërthimi, kryesisht në pjesën e gjymtyrëve të poshtme.

Fillimisht u raportua se kamerat e zonës kishin fiksuar një person, të veshur me xhinse blu dhe bluzë të zezë, i cili mbante një çantë të kuqe në shpinë. Personi në fjalë, shihej nga pamjet teksa largohej me vrap nga vendngjarja. Hetuesit dyshuan se ky person i fiksuar nga kamerat kishte bërë pikërisht shpërthimin e telekomanduar por edhe pse kanë kaluar katër vite nga ngjarja nuk është mundur te identifikohej ky person.

Preng Gjini ka dëshmuar se nuk kishte armiqësi me askënd e nuk ruhej nga ndokush pasi nuk ndihej i kërcenuar.

Ai në fakt bashkëpunoi me policinë duke treguar me përpikmëri të gjitha vendet ku ai ka lëvizur për të vënë para drejtësisë autorin e atentatit.

Preng Gjini është vëllai i Armando Gjinit, i cili u ekzekutua më 13 gusht të vitit 2019, në qendër të qytetit të Rrëshenit.

Armando Gjini, i kishte shpëtuar më parë dhe një atentati me tritol, pasi kishte mundur ta pikaste në kohë lëndën eksplozive.

Raportohet se për Visin e Pojës ka pasur vetëm urdhër për kontroll dhe jo urdhër arresti.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.