Kryesore

Berisha kundër ligjit për nënat surrogate: I hap rrugë sterilizimit të adoleshentëve

21:11 - 19.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha nga dritarja e banesës së tij, ka kudërshtuar ligjin për nënat surrogate, duke thënë se i hap rrugë sterilizimit të adoleshentëve.




Berisha u shpreh gjithashtu se ky ligj bëhet “për të rritur klientelën e klinikave të mafias”.

Në misionin e tij, ky po i shkatërron kombit pronën dhe familjen. Ka shndërruar Shqipërinë në eksperimentin e degradimit të plotë të familjes, si në asnjë vend tjetër.

Miqtë e mi!

E filloi me prindin 1 dhe prindin 2 dhe e përfundoi me krimin e fermave të surrogacisë, ky kriminel monstruoz, akt të cilin parlamenti Europian e shpalli krim të shëmtuar.

Qytetarë dhe qytetare.

Unë i bëj thirrje ndërgjegjes tuaj, dinjitetit tuaj, moralit tuaj, ngrihuni të përballemi dhëmb për dhëmb me këtë të keqe, se për ju, për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, mafia dhe vetëm mafia do të vendosë nëse nuk ngrihemi.

Të dashur miq!

Ju e dëgjuat debatin për ligjin e surrogacisë, e krimit më monstruoz familjar në shekujt dhe mijëvjeçarë.

Por ai ligj kishte edhe një kolonë e cila nuk u komentua sa duhet.

Cila ishte kolona; ishte neni që i hapte rrugën sterilizimit të adoleshentëve. A mund të ketë mendje më monstruoze se sa, të bësh ligj për të sterilizuar adoleshentët.

Miqtë e mi!

Po me se lidhej kjo? Kjo lidhej me mafian dhe vetëm mafian.

Po pse? Sepse nesër, këto vajza do të kërkonin të bëheshin nëna dhe tani rrugën e vetme do të kishin surrogacinë. A e kuptoni se se çfarë djajsh janë këta.

Për të rritur klientelën e klinikave të mafias, këta të pashpirtë, këta të pafytyrë nuk lanë ligj pa vendosur”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.