Kronikë

Çfarë i bëri bashkë Vis Martinaj me Arben Ndokën? Megaoperacioni i SPAK nxjerr në dritë konfliktet e grupeve kriminale dhe atentatet e dështuara për eliminimin e njeri tjetrit

10:32 - 19.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm në dy ditë SPAK goditi 7 grupe kriminale që operonin në Tiranë, Durrës, Krujë, Lezhë, Rrëshen dhe Vlorë, e firmosi 50 urdhër arreste për krerët e krimit së bashku me ‘ushtarët’ e tyre .




Sipas hetimeve ka rezultuar se Ervis Martinaj, i zhdukur pa gjurmë që prej gushtit të vitit 2022, bëri aleancë me grupin kriminal që drejtohej nga Arben Ndoka, ish-deputet socialist.

Bashkëpunimi i tyre vjen për shkak të pasionit të përbashkët: vrasja e kundërshtarëve.

Ndaj së bashku kontaktuan grupe të tjera kriminale për të rekrutuar vrasës me pagesë të cilët do ‘kryenin punën’.

Këta të fundit ishin të urdhëruar që të aplikonin ‘zanatin’ e vrasjes kryesisht në zonat Fushë-Krujë dhe Burrel.

Por një prej kundërshtarëve ishte dhe Durim Bami, me vendndodhje në Fushë-Krujë.

Ish-deputeti dyshonte se Bami kishte marrë pjesë në vrasjen e Aleksandër Ndoka, ndërsa dyshimet e mbretit të kumarit, Martinaj, shtriheshin për bashkëpunimin e Bamit me Indrit Dokle dhe Leonard Duka. Këta dy të fundit janë të cilësuar si armiqë të Vis Martinaj.

Për eliminimin e Durim Bani në ndihmë vjen dhe Emiljano Shullazi së bashku me Astrit Avdyli, të dy asokohe të ndodhur pas hekurave.

Shullazi ka kontaktuar një nga të besuarit e tij për vrasjen e Bamit, si dhe siguronte informacione për lëvizjet e tij, duke i dërguar këto të dhëna drejt Arben Ndokës.

Sidoqoftë atentatet ndaj Bamit qenë dështime totale.

Durim Bami në aleancë me Leonard Duka dhe Indrit Dokla, tentuan vrasjen e Ervis Martinaj, të gjitha tentativa të pasuksesshme derisa mbreti i kumarit u zhduk pa gjurmë.

Por  Bami ka kundërshti të fortë dhe me ish-deputetin socialist, pasi ka tentuar vrasjen e këtij të fundit.

Gjatë kësaj kohe, Durim Bami së bashku me Altin Morina, ish-oficer i RENEA-s (të cilit iu shfaq emri si personazh i kërkuar nga SPAK-u) kultivonin lëndë narkotike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.