Kryesore

“Heronjtë dhe patriotët, kryeministri i quan të çmendur”- Meta paralajmëron kryebashkiakun e Beratit: Nëse nuk i rregullon varrezat e dëshmoreve brenda një muaji…

19:41 - 19.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një takim me strukturat në Berat, ka folur për varrezat e dëshmorëve në këtë qytet, duke thënë se shkallët në hyrje ishin shkatërruar.




Meta i bëri thirrje kreut të Bashkisë Berat që të ndërhyjë për t’i rregulluar, përndryshe brenda një muaji Partia e Lirisë Berat do të marrë masa për të ndërhyrë vetë dhe t’i sistemojë, pa leje.

“Sot kur erdha këtu në Berat pashë varrezat e dëshmorëve. Dhe më bëri përshtypje sesi ishin shkatërruar shkallët në hyrje, aty ku kalojnë dhe hyjnë çdo ditë qytetarët e Beratit. Edhe deputetët që vijnë, edhe kryetari i bashkisë, edhe prefekti, edhe ministrat, se për kryeministrin nuk i vë faj se kur shikon varrezat e dëshmorëve e kthen kokën në anën tjetër, se ka tmerr nga heronjtë. Heronjtë dhe patriotët i quan të çmendur, perversët janë idhujt e tij, Po e tregon me vepra këtë gjë dhe me projektligje.

Unë dua t’i them kryetarit të bashkisë së Beratit, shumë turp, që varrezat e Beratit ku prehen mbi 400 djem dhe vajzat më të mira të Beratit që dhanë jetën në luftë, nëse nuk e merr mundimin t’i rregullojë e sistemojë, pastaj brenda një muaji PL e Beratit është e detyruar që pa leje t’i rregullojë e sistemojë”, tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.