Kronikë

Nuk deklaruan 53 milionë lekë lekë në zyra tatimore, Prokuroria e Tiranës jep masa sigurie për 4 persona. Dyshohet se janë të përfshirë edhe…

10:38 - 19.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Tiranës ka dhënë masa sigurie për 4 persona pasi nuk kanë deklaruar shumën prej 53 milionë euro në zyrat tatimore. Sipas institucionit, në skemën kriminale janë të përfshirë dhe studio kontabiliteti, funksionarë të administratës shtetërore dhe persona të tjerë, të cilët ndodhen aktualisht nën hetime.




Për shtetasin me inicialet S.M., është vendosur masa e sigurisë ‘arrest në burg’, ndërsa për Z.R., E.S., dhe P.K., masa ‘detyrim paraqitje’.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, Z.R., E.S., dhe P.K., krijuan 3 subjekte tregtare, të cilët kanë kryer importe të mallrave të ndryshme, për t’u shitur nga S.M.,

Pra, 3 shtetasit e parë kanë shërbyer si ‘nipte shëtitës’, ndërsa kreu i kësaj skeme qëndron S.M., i cili përdorte të dhënat e subjekteve të këtyre personave, për të mos i deklaruar në zyrat tatimore e për t’ju shmangur detyrimeve ligjore.

S.M., akuzohet për veprën penale ‘Mashtrimi’, parashikuar sipas nenit 143 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, i denueshëm nga 5 deri në 10 vite burgim.

Ndërkohë, Z.R., E.S., dhe P.K., akuzohen për veprat penale ‘Krijimi i skemës së mashtrimit në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar’, ‘Fshehje të ardhurash’ dhe ‘Moskallëzim të krimit’ të parashikuara nga nenet 144/a, 180, 300 të Kodit Penal.

Çështja po vijon me hetime nga ana e Prokurorisë përsa i përket personavetë tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të Procedimit Penal nr.1695, të vitit 2024, pas një pune disa mujore me metoda speciale të hetimit, finalizoi me sukses operacionin e koduar ‘Mashtrimi’, duke bërë të mundur ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhoma penale, e cila caktoi masa sigurimi ndaj 4 shtetasve:

Shtetasi S.M. ‘arrest në burg’; dhe

Shtetasit Z.R. E.S. dhe P.K. ‘Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore’.

Nga analizimi i provave të grumbulluara, rezulton se 3 subjekte tregtare u krijuan për të kryer importet në favor të tregtarëve të ndryshëm, që këta të fundit ta marrin produktin pa faturë. Këto shoqëri objekt hetimi, kanë funksionuar si ‘nipte shëtitës’ dhe personat (tregtarë) që fshihen pas këtij aktiviteti përfitojnë të ardhura duke mos deklaruar xhiron reale, shmangur detyrimet tatimore dhe duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 53.000.000 lekësh.

Nga hetimet, rezultoi se këto subjekte kanë kryer importe të mallrave të ndryshme, të cilat janë përdorur për rishitje nga subjekti kundrejt pagesës (ose pa dijeninë e tyre).

Shtetasi S.M. ka përdorur të dhënat e tre shtetasve Z.R., E.S. dhe P.K. me të cilat ka regjistruar këto subjekte dhe ka kryer çdo veprim në emër të tyre. Këta shtetas kanë konsumuar elementet e veprës penale ‘Krijimi i skemës së mashtrimit në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar’, ‘Fshehje të ardhurash’ dhe ‘Moskallëzim të krimit’ të parashikuara nga nenet 144/a, 180, 300 të Kodit Penal.

Gjithashtu, dyshohet se në këtë skemë kriminale mashtrimi janë të përfshirë persona, subjekte të tjera, studio kontabiliteti, si dhe funksionarë të administratës shtetërore, për të cilët vazhdojnë hetimet dhe veprimet procedurale për të dokumentuar të gjithë veprimtarinë kriminale.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.