LAJMI I FUNDIT

Plotësohet dhjetëshja, ja cilat janë skuadrat e Superiores për edicionin 2024-2025

18:56 - 19.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndeshja mes Laçit dhe Flamurtarit në play-out ka vulosur sot qëndrimin e kurbinasve në Kategorinë Superiore dhe i ka dhënë tashmë fund dyshimeve për emrat e 10 skuadrave që do të jenë në elitën e futbollit shqiptar për edicionin 2024-2025.




Egnatia, Partizani, Vllaznia, Skënderbeu, Tirana, Teuta, Dinamo dhe Laçi janë skuadrat të cilat kanë siguruar qëndrimin nga sezoni i fundit, 2023-2024.

Poshtë, në Kategorinë e Parë, bien skuadrat e Erzenit dhe Kukësit, ndërsa vendin e tyre për sezonin e ri do ta marrin Elbasani dhe Bylisi.

Tani mbetet të mësohet nga FSHF nëse do të ketë një tjetër ndryshim të skemës apo do të insistohet me zhvillimin e kampionatit përsëri me sistemin e “Final Four” si në sezonin aktual.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.