Kryesore

Shqiptarët e Italisë mbështesin Muharrem Salihun për eurodeputet: Me rëndësi zëri shqiptar në PE

22:07 - 19.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Muharrem Salihu, kandidati i parë shqiptar për deputet në Parlamentin Evropian, vizitoi Padovën dhe Abano Terme për të takuar komunitetin shqiptar dhe për të prezantuar kandidaturën e tij.




Në këtë takim të ngrohtë dhe entuziast, Salihu kërkoi mbështetjen e shqiptarëve të Italisë për zgjedhjet evropiane që do të mbahen më 8 dhe 9 qershor.

Gjatë fjalimit të tij, Salihu përsëriti qëndrimin e tij se shqiptarët janë pjesë e pandashme e Evropës dhe se bashkëpunimi është thelbësor.

Ai theksoi rëndësinë e një zëri shqiptar në Parlamentin Evropian për të mbrojtur interesat e komunitetit dhe për të shtyrë përpara iniciativat tona.

“Kjo është mundësi e madhe, vështirë e përsëritshme  që ne po e shfrytëzojmë dhe po dalim të barabartë në shtetin ku jetojmë,” tha Salihu.

Takimi u përshkua me diskutime dhe shkëmbime mendimesh, duke reflektuar mbështetjen e madhe dhe besimin e plotë që komuniteti shqiptar ka për Salihun.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.