Kronikë

Droni ‘kap’ parcelat me kanabis në mes të pyllit, vihet në pranga 53-vjeçari. Sekuestrohet lënda narkotike

08:57 - 20.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia në Krujë, pasi kishte kultivuar kanabis.




Sipas bluve, droni ka kapur parcelat e mbjella në mes të një zone të pyllëzuar në fshatin Mukje.

Bimët e kultivuara janë zbuluar përmes imazheve të dronit, ndërsa më pas policia ka identifikuar 53-vjeçarin me iniciale B. M., si kultivuesin.

Mësohet se gjatë kontolleve efekivët gjetën dhe sekuestruan 65 bimë të dyshuara narkotike cannabis.

Njoftimi i policisë

Komisariati i Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka finalizuar operacionin e koduar “Plant 3”.

Si rezultat i tij u arrestua shtetasi B. M., 53 vjeç, banues në Mukje, Krujë.

Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në fshatin Mukje. Gjatë kontrollit në disa ambiente të pyllëzuara të fshatit Mukje, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 65 bimë të dyshuara narkotike cannabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.