![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ekzema është një nga sëmundjet më të përhapura të lëkurës e cila prek 1 në 10 persona përgjatë jetës.
E quajtur ndryshe dermatiti atopik, kjo sëmundje irriton lëkurën, shkakton tharje, skuqje dhe kruajtje të vazhdueshme.
Si ta dalloni?
Kjo sëmundje përhapet në zonën e sipërme të kokës tuaj edhe pse kjo nuk ndodh shumë shpesh. Dermatiti atopik shkakton skuqje dhe kruarje të kokës si pasojë e një miski mes gjenetikës dhe faktorëve të jashtëm mjedisorë.
Ndonjëherë kjo lloj ekzeme mund të shkaktojë edhe rënie flokësh për një periudhë kohore.
Zbokthi nga ana tjetër është një simptomë inflamatore që zakonisht përhapet në zonën e poshtëme të kokës apo në pjesën e pasme të saj. Arsyet për shfaqjen e zbokthit në kokë janë kryesisht të jashtëme dhe nuk krjojnë simptoma aq shqetësuese sa ekzema.
Çfarë e shkakton ekzemën e kokë?
Siç përmendëm edhe mësipër dermatitis i skalpit mund të shkaktohet si nga faktorët gjenetik ashtu dhe ata të jashtëm. Nëse një nga prindërit tuaj vuan nga ekzema ka shumë mundësi që edhe ju ta zhvilloni e ta përhapet në trupin tuaj.
Gjithashtu personat të cilët vuajnë nga alergjitë edhe astma kanë shumë mundësi të zhvillojnë edhe këtë lloj dermatitis pasi sipas mjekëve këto sëmundje janë të lidhur bashkë.
Nëse kjo sëmundje është e shpehtë dhe prek pjesë të mëdha të trupit tuaj, me siguri që mund ta zhvilloni edhe në pjesën e skalpit të kokës.
Si mund ta trajtoni?
Si fillimi bëni kujdes që të evidentoni me kujdes se nga cila sëmujde lëkurë vuani.
Këtë mund ta bëjë një mjek dermatolog ose më anë të analizave të veçanta.
Më pas merrni një trajtim të posaçëm për të larguar irritimin nga skalpi juaj.
Trajtimet kundër ekzemës zakonisht përfshijnë acid salicilik dhe steroide tropikale.
Ato mund t’i merrni në formën e shampove apo kremrave të ndryshëm./AgroWeb.org