BLUETOOTH

“Jam e dashuruar, por nuk…”- Melinda Ademi konfirmon se është në një lidhje dashurie! Kush është mashkulli që i rrëmbeu zemrën këngëtares

11:01 - 20.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Melinda Ademi ka “hapur” zemrën duke zbuluar detaje nga jeta e saj private.




Gjatë një interviste në emisionin “The Elite Way”, ajo ka rrëfyer se është në një lidhje dashurie, por pa zbuluar shumë detaje rreth mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën.

“Jam e dashuruar dhe jam në një lidhje. Nuk po ju tregoj me kë. Jam shumë e lumtur. Nuk mund të gënjej”, tha këngëtarja duke mbajtur sekret emrin e tij.

Pas deklaratës këngëtarja i bëri simbolin e zemrës me duar duke ia drejtuar nga ekranit partnerit të saj.

Fansat e Melindës janë bërë shumë kuriozë për të zbuluar identitetin e të dashurit të këngëtares, ndërsa nuk dihet nëse është personazh i njohur apo jo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.