Kronikë

Megaoperacioni për goditjen e bosëve të krimit, a u dekonspirua SPAK? Dy punonjësit e policisë nuk u paraqitën në punë ditën e aksionit

12:04 - 20.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Posaçme lëshoi 50 urdhër-arreste për persona të dyshuar si pjesë e 7 bandave kriminale, mes tyre dy punonjës policie, Henerigert Mitri e Klodian Shahini, si edhe dy ish-efektivë të RENEA-s, por asnjë nga këto të katërt nuk u arrestua.




Ndërkohë janë ngritur dyshime për dekonspirim të operacionit të SPAK, pasi Henerigert Mitri, i cili aktualisht mban postin e shefit të sektorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, më datë 17 maj, të premten që nisi operacioni për arrestimet, sipas News24, nuk është paraqitur në punë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku për të SPAK kishte lëshuar një urdhër arrest.

Po ashtu edhe Klodian Shahini e cili aktualisht punonte në sallën operative të Policisë së Dibrës nuk është paraqitur në punë më datë 17 maj, në ditën që po zhvillohej operacioni për arrestimet.

News24 mëson se në megaoperacionin e SPAK për arrestimet e personave të shpallur në kërkim, si rrallëherë nuk kanë marrë pjesë Forcat Operacionale.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme lëshoi 50 urdhër arreste, nga të cilat 14 u ekzekutuan në Shqipëri, dhe 6 të tjera në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Belgjikë

Një pjesë e mirë e personave ndaj të cilëve u lëshuan urdhër arrestet, ndodhen prej kohësh jashtë vendit. Në listën e personave që janë në kërkim rezulton dhe ish deputeti socialist Arben Ndoka, i dyshuar si kreu i njërit prej grupeve si dhe vëllai dhe i afërmi i një tjetër deputeti të shumicës, Eduard Ndreca.

Sipas SPAK, karakteristikë e këtyre grupeve është dhuna e egër në kryerjen e krimeve. Hetimet kanë zbuluar lidhjet mes tyre, aleancat dhe armiqësitë që kanë qenë burim i vrasjeve dhe tentativave për vrasje, mes anëtarëve të grupeve.

Gjatë operacionit për ekzekutimin e urdhërave të arrestit, janë ushtruar kontrolle në 50 banesa, në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Rrëshen, Kurbin, Fushë-Krujë dhe Krujë, ku ishin dhe bazat e grupeve.

Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka sekuestruar automjete të blinduara, bizhuteri, lingota floriri dhe vlera monetare, për një total prej afro 4.5 milionë euro, nga të cilat 3 milionë euro janë cash.

Në listën e siguruar nga gazetari i News24, Igli Çelmeta, figurojnë emrat e personave të njohur të botës së krimit, përfshirë këtu Emiljano Shullazin,Durim Bamin, Endrit Doklen e Ervis Martinajn, ky i fundit i zhdukur që prej gushtit të vitit 2022.

Lista e plotë:

1. Arben Ndoka

2. Arian Tuku

3. Ilia Ndoka

4. Samuel Ndoka

5. Vinçens Tuku

6. Ervis Martinaj

7. Jozi Kraja

8. Astrit Avdyli

9. Aldo Avdyli

10. Miri Bruli

11. Naim Stafuka

12. Emiljano Shullazi

13. Blerim Abazi

14. Elvis Ndreca

15. Oltion Zefi

16. Edson Jozëik

17. Armando Ndreca

18. Kasandër Noga

19. Elson Reçi

20. Besian Xhixha

21. Enver Diva

22. Robert Laçi

23. Fatmir Troplini

24. Klodian Shahini

25. Henerigert Mitri

26. Gjergji Cukali

27. Kristos Teta

28. Denis Meta

29. Gentian Binjaku

30. Viktor Imeraj

31. Satilno Basho

32. Marklen Haka

33. Tori Xhecuka

34. Edison Muceku

35. Albert Zaja

36. Florenc Kelmendi

37. Ardit Gjokrosa

38. Deivis Bajramaj

39. Adrian Pikli

40. Durim Bami

41. Endrit Dokle

42. Xhelal Rraja

43. Altin Morina

44. Leonard Duka

45. Erlis Duka

46. Fatmir Hyseni

47. Altin Gega

48. Drianto Bardhi

49. Fabio Ballabani

50. Elton Zalla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.