BLUETOOTH

“Nuk patëm as shkëmbime sysh!”- Pas debateve të ashpra, miqësia me Graciano Taganin e krisur? Erjola Doçi: Ishte një ndër situatat më të hidhura në Big Brother

08:39 - 20.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja Erjola Doçi në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur për eksperiencën e saj në Big Brother VIP Albania 3.




E ftuar në “Mos i bjer me top”, ish-banorja është pyetur rreth disa situatave të ndodhura në shtëpi, debateve që ajo ka pasur dhe raportet me bashkëjetuesit e tjerë në atë shtëpi.

Erjola u pyet për debatin e ashpër me Graciano Taganin, pasi ky i fundit u shpreh gjatë qëndrimi në BBV se mes Erjolës dhe Romeo Veshajt ka pasur një flirt jashtë shtëpisë vip, ku ka sipas balerinit, Romeo ka ngacmuar Erjolën.

“Ishte një ndër situatat më të hidhura”, kjo ishte fraza e cila u theksua gjatë bisedës nga Erjola që normalisht se po fliste për Gracianon.

Pjesë nga biseda:

Ronaldo: Nuk e di a dallohet kjo por para se të shkojmë te ky personazhi, pa diskutim ai është i ëmbël për mua po. Tani këtu dua të shtoj edhe një opsion tjetër edhe është le t’ia lëmë kohës. Kë zgjedh ti Erjola ta grisësh ta puthësh apo t’ia lëmë kohës.

Erjola: Dëgjo pa u ulur përballë nuk dua të dal në konkluzione të përshpejtuara kështu opsioni i tretë.

Ronaldo: T’ia lëmë kohës…

Erjola: Jepi kohë kohës thonë njerëzit e mençur, kaq më.

Ronaldo: Unë dua që t’ia lini kohës edhe kaq, duke ju njohur të dyve dua t’ia lini kohës. Rastësi sot me njëri-tjetrin.

Erjola: Po edhe nuk patëm as shkëmbime sysh, kontakte. Ishte një ndër situatat më të hidhura për mua në Big Brother, kjo pjesë e fundit si, qysh, tek, nuk janë gjendur kurrë përgjigje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.