AKTUALITET

Arti në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare aktori i teatrit të Vlorës

09:11 - 21.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare aktori i teatrit “Petro Marko” të Vlorës, Vasillaq Godo.




Mësohet se artisti është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të marte.

Ai është ndër aktorët themelues të teatrit “Petro Marko” të Vlorës, në vitin 1962.

Godo mbaroi Institutin e Lartë të Arteve për aktor, në vitin 1967 dhe realizuar mbi 90 role, duke qenë ndër aktorët kryesore të ketij teatri.

Godo ka spikatur për zërin e plotë, të parapelqyer për të jetësuar figura epike, heroike, duke gërshetuar me maturi dhe sens artistik anët e madhërishme me ato humane, sikundër janë Hodoja të Lidhur si fishekë gjerdani, Batoja te Jatagani, Isa Boletini te Besa e trojeve etj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.