Kryesore

FOTO/ Forma fantastike e Rei Manajt, sulmuesi i Kombëtares shqiptare zgjidhet si më i miri në formacionin e javës në Turqi

10:19 - 21.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj është në një formë fantastike këtë sezon.




Deri tani ai ka shkundur rrjetën 22 herë dhe ka dhënë 3 asiste në 35 ndeshje me Sivasporin në Turqi. Shifra vërtetë të jashtëzakonshme për Manaj.

Në fundjavë ai dhuroi një tjetër asist dhe shënoi një gol që iu anulua për pozicion jashtë lojë. Kaq ka mjaftuar që sulmuesi të zgjidhet në formacionin e javës. Ai është vlerësuar me notën më të lartë se të gjithë, 8.3.

Gjithashtu pjesë e formacionit është edhe mbrojtësi i Kosovës U21, Amar Gerxhaliu i cili luan për Antaliaspor.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.