Kronikë

Kërkoi zëvëndësimin e masës së sigurisë, GJKKO merr vendimin për Blerand Kozici, pasi transportonte emigrantët në mënyrë të paligjshme

17:37 - 21.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Blerand Kozici i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për zëvëndësim të masës së sigurisë nga ‘arrest në burg’ në ‘arrest në shtëpi’ ose ‘detyrim paraqitje’.




GJKKO ka marrë vendimin e saj duke e rrëzuar kërkesën e Kozicit, e ky i fundit të vijojë masën e dhënë paraprakisht, atë të ‘arrest në burg’.

Blerand Kozici akuzohet për transport të paligjshëm të emigrantëve si dhe tentoi të korruptonte gjyqtarët e Apelit të Korçës.

 

NJOFTIM PËR MEDIAT
  1. Kërkuesi Blerand Kozicimë datën 13.05.2024, Nr. 280 Regj.Themeltar,ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” në atë të “Arresti në shtëpi” apo “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 237 dhe 234 i K.Pr.Penale.
  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Irena Gjykata dhe Erjon Bani me vendimin Nr. 280, datë 20.05.2024 vendosi:
  3. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/të pandehurit Blerand Kozici.
  4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, afat i cili do të fillojë nga dita e njoftimit të vendimit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.