BOTA

“Më ndihmoni! Po humbas shumë gjak”- Shqiptarja në Britani goditet me thikë sapo lë fëmijët në shkollë, dërgohet në spital me lëndime të rënda!

21:12 - 21.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 Një grua është sulmuar me thikë ditën e sotme para një shkolle fillore në Britani, e sipas DailyMail dyshohet se është viktima është shqiptare.




Ajo është goditur disa herë me thikë, pasi ka lënë fëmijët e saj në pragun e shkollës fillore, në Dunstable Road, Luton pak pas orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.

“Ishte e tmerrshme, brutale. Gruaja u ndoq në rrugë nga një burrë, i cili e kapi dhe e kapi nga fyti dhe më pas ia futi dorën në gojë për ta ndaluar të bërtitur. Më pas ai e goditi atë disa herë me thikë në të gjithë trupin e saj duke e bërë atë të rrëzohej në tokë kur ai mbaroi”, tregoi një dëshmitar.

Gruaja ka nisur të kërkojë ndihmë duke bërtitur: “Më ndihmo, më ndihmo…po më humbet gjaku”.

Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe është dërguar në spital, me lëndime të rënda.

Deri më tani është arrestuar një person si i dyshuar për ngjarjen. Mendohet se sherret me ish-bashkëshortin të jene motivi i këtij sulmi.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.