Kronikë

“Nuk kanë as status e as ndonjë lloj përfitimi” – Vdekja e 29 vjeçarit në minierën e Martaneshit, Ilir Meta: Rilindja ka vetëm qëllim të vjedhë dhe nuk i bëhet vonë për minatorët

21:35 - 21.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i PL-së,Ilir Meta ka reaguar mbi tragjedinë e minierës së Martaneshit, ku vdiq 29 vjeçari, Arnold Peshku dhe mbetën të lënduar 3 të tjerë. Meta u shpreh se ata nuk kanë as status e as ndonjë përfitim tjetër, teksa qeveria në vend që t;i plotësojë këto kushte, e ‘ka mendjen’ vetëm për të vjedhur e për të ndarë pasuritë publike me oligarkët.




Ai gjithashtu u shpreh se PL mbështet të gjitha propozimet e minatorëve, duke theksuar atë të statusit, të përfitimit të 135% të pagës minimale e të garantimit të plotë të shërbimeve shëndetsore falas.

Postimi i Ilir Metës:

Tragjedia e sotme në minierën e Martaneshit, ku humbi jetën 29-vjeçari, Armond Peshku dhe disa të tjerë u plagosën është e paralajmëruar dhe e përsëritur.

“Rilindja” ka qëllim vetëm të vjedhë dhe të ndajë pasuritë publike me shfrytëzuesit e minierave, oligarkët, dhe nuk i bëhet vonë fare për minatorët që as ilaçe nuk blejnë dot për të kuruar mushkëritë dhe sakrifikojnë aq shumë për bukën e gojës sa humbin edhe jetën.

Partia e Lirisë i ka përkrahur gjithmonë minatorët e mashtruar nga “Rilindja” që sot nuk kanë as status minatori dhe asnjë lloj përfitimi për punën e vështirë, që kanë kryer.

Ne i mbështesim të gjitha propozimet e minatorëve, veçanërisht për miratimin e statusit të minatorit, të përfitimit të 135% të pagës minimale, si dhe të garantimit të plotë të shërbimeve shëndetësore falas, përfshi ilaçet për kurimin e sëmundjeve kronike që u janë shkaktuar nga nëntoka.

Ngushëllime familjes së 29-vjeçarit Armond Peshku që humbi jetën sot në minierën e Martaneshit dhe shërim të shpejtë të plagosurve!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.