AKTUALITET

Operacioni i SPAK, 50 urdhërarreste të lëshuara por 20 të ekzekutuara, gazetari: Dyshoj se operacioni është dekonspiruar se dy efektivët e përfshirë nuk janë paraqitur në punë

17:00 - 21.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Operacioni i SPAK ka ngjallur shumë dyshime mbi efektivitetin e saj, kjo për shkak se janë lëshuar 50 urdhërarreste por vetëm 20 të tilla janë ekzekutuar.




Gazetari Igli Çelmeta ishte i ftuar në rubrikën “Çështja e ditës” në Neës 24, dhe shtroi dyshimin e tij se operacioni mund të jetë dekonspiruar, për shkak se efektivët e prekur në këtë dosje nuk janë paraqitur në punë atë ditë.

Sipas gazetarit, ekziston mundësia që efektivët Henerigert Mitri dhe Klodian Shehi të kenë qenë në dijeni të këtij operacioni.

Përsa i përket besueshmërisë së qytetarëve në autoritetet e sigurisë, ajo vjen në ulje, duke shtuar pyetjen se si mundet që efektivët vetëm u përjashtuan nga forcat por nuk u arrestuan?

Një fakt i tillë shpreh qartë sipas tij se operacioni u dekonspirua, e kjo vetëm për shkak se të gjithë kanë qenë në dijeni të emrave për të cilët do lëshoheshin urdhërarreste.

Igli Çelmeta: Në datën 15 maj SPAK i ka kërkuar Gjykatës të miratoj 50 urdhër arreste më pas janë vënë në dijeni Policia e Shtetit, pra Drejtori Muhamet Rrumbullaku i cili ka dijeni për të gjithë emrat që do arrestohen.

Më tej në dijeni është vendosur Drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati më pas edhe Drejtori për Sigurinë dhe Rendin, Rebani Jaupi.

Drejtorët e Qarqeve ku mund të kenë qenë emrat e të cilëve u lëshuan urdhër arrestet.

Duke qenë se të përfshirë kemi edhe 2 efektivë, në dijeni është vendosur edhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Ndërkohë unë dyshoj se ky operacion u dekonspirua pasi 2 efektivët e përfshirë ditën e operacionit nuk janë paraqitur në punë. Do të thotë se kanë qenë në dijeni.

Klodjan Shahini dhe Henerigert Mitri, ky i fundit ka pasur postin e Drejtorit të Policisë Lezhë më herët. Pra kemi të bëjmë me persona të cilët kanë pasur poste të larta dhe nga zbërthimi i Skyy të dy janë të përfshirë me bandat kriminale. Si ka mundësi që vetëm u pezulluan dhe nuk janë arrestuar?

Ndërkohë si rrallë herë Forcat Operacionale nuk kanë marrë pjesë në ekzekutimin e urdhërave të SPAK.

Nga burimet që unë kam ata kanë qenë në dijeni të operacionit dhe të të gjithë emrave për të cilët u prenë fletë arrestet.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.