Kryesore

“Ramaforma, kryeturpi i ‘reformave’” – Alfred Balla u shkarkua për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, Meta: Pasi të shtrydh pa mëshirë, të flak me kënaqësi”

20:59 - 21.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi për shkarkimin e e kreut të KLP-së, Alfred Balla, duke u shprehur se ‘Rilindja’ pasi të shtrydh pa mëshirë, të flak me kënaqësi për të mbushur ‘statistikat’ e saj të neveritshme se ne nuk pyesim as për ‘tanët’.




Reagimi erdhi në rrjetin e tij social Facebook, ku Meta shpërndau postimin e deputetit të PL-së, Petrit Vasili.

Meta e përmbylli reagimin e tij duke shkruajtur se nuk ka asnjë iluzion për Ramaformën, për ta cilësuar si kryeturpin e ‘reformave’.

Postimi i Ilir Metës:

Por reagimi i Metës ka ardhur pas reagimit të Petrit Vasilit, i cili ky i fundit u shpreh se Alfred Balla nuk duhej të ishte zgjedhur aspak që në momentin që ka kandiduar në 2018.

Deputeti i PL-së listoi disa arsye përse Balla ka qenë një ‘zgjedhje e gabuar’ si kreu i KLP-së:

“Por Alfred Balla nuk duhej te ishte zgjedhur fare qe ne 2018 kur ai kandidoi.

Vezhguesit e Operacionit Nderkombetar te Monitorimit qe ne 2018 kerkuan perjashtimin e tij nga kandidimi per ne KLP.

Ne 2018 sipas Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ne 2018, Alfred Balla, i paraqitur si kandidaturë e Shoqërisë Civile për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë “nuk plotëson kriteret ligjore”.

Vëzhguesit ndërkombëtarë konstatuan atehere se Balla “nuk ka qenë i angazhuar në 5 vitet e fundit në shoqërinë civile”.

Vëzhguesit ndëkombëtarë konstatuan edhe një shkelje të rëndë të kandidatit Balla. ONM referoi atehere se, ai nuk mund të pranohet si kandidat, për shkak se “platforma e paraqitur prej tij është plagjaturë, pasi është prezantuar edhe nga një kandidat tjetër”.

KONLUZIONI!

Drejtesia e re qe ne fillimin e saj u ndertua mbi nje paligjshmeri te plote qe kishte objektiv kapjen e drejtesise nga rilindja.

Edhe faktet e qarta u perbuzen nga rilindja, e cila vijoi me zgjedhjen e anetareve te KLP ne shkelje te kritereve ligjore sic ishte qartazi rasti i Ballës, i cili kandidoi dhe u zgjodh ne menyre paligjshme ne institucionin kyc te drejtesise si Keshilli i Larte i Prokurorise bile e drejtoi per dy vjet ate.

Pergjegjesite e rilindjes per shkaterrimin e reformes ne drejtesi jane shume te renda dhe pergjegjesia politike e saj i pa amnistueshme.”, shkruan Vasili 

 

Postimi i Petrit Vasilit:


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.