Kryesore

“Do t’i kallëzojmë në SPAK!”- Protesta para bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi zbulon dy emra të tjerë zyrtarësh të përfshirë në abuzime

11:31 - 21.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kandidati për kryebashkiak, Belind Këlliçi, gjatë protestës para bashkisë së Tiranës në një pronocim për mediat ka denoncuar zyrtarë të këtij institucioni.




Ai tha për News24 se janë zbuluar fakte edhe për dy administratorë të dy ish-komunave të Tiranës, Arben Maloku dhe Kujtim Qefalia dhe se provat do të dërgohen në SPAK së shpejti.

Pyetje: Keni bërë denoncime për zyrtarë e ish zyrtarë ditët e fundit. I keni dërguar faktet në SPAK?

Belind Këlliçi: Të gjitha janë në SPAK pjesë e dosjes 5D. Kemi zbuluar 2 administrator të 2 ish komunave të Tiranës, Arben Maloku dhe Kujtim Qefalia. Do të dokumentohen së shpejti në SPAK. Çdo gjë që kemi bërë, nuk jemi mjaftuar vetëm me deklarata publike por çdo dokument është depozituar në SPAK.

Shpesh dëgjojmë se PD ka probleme me drejtësinë, por nuk ka forcë që e ka asistuar më shumë SPAK SE SA NE. Protestat do të vijojnë. Kërkesa është largimi i një hajduti që është në krye të bashkisë, nëse ai nuk largohet protestat nuk mbarojnë.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.