BOTA

U hodh nga jahti dhe ra mbi… 50-vjeçari dënohet me një gjobë të majme pas reagimeve në rrjet

14:33 - 21.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një burrë 50-vjeç ka nxitur reagime të ashpra pasi u filmua duke u hedhur mbi balenën derisa ishte në një jaht në brigjet e Zelandës së Re, e miqtë që ishin më të  e duartrokitën për veprimin.




Videoja amatore shfaq burrin nga Auckland, i cili dënua me 600 dollarë për këtë veprim, duke u hedhur nga anija dhe ra mbi balenën që ishte pranë tij në Devonport.

Pamjet janë shpërndarë në Instagram, dhe kanë nxitur reagime të ashpra nga adhuruesit e kafshëve që dënuan ashpër veprimin e tij.

Në videon njëminutëshe, shihet balena duke dalë mbi sipërfaqen e ujit dhe momentin kur burri hidhet sipër.

Ishte policia që reagoi menjëherë duke identifikuar burrin, të cilit më pas i trokitën dhe e ftuan për intervistim ku edhe iu shqiptua dënimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.