AKTUALITET

U përjashtua me 15 vite nga sistemi i drejtësisë, Alfred Balla: Do i drejtohem Gjykatës së Strasburgut

19:49 - 21.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas vendimit për ta përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për 15 vite, ka reaguar Alfred Balla duke u shprehur se do i drejtohet Gjykatës së Strasburgut.




Sipas tij, ky vendim është i turpshëm, pasi KPA vendosi të ndërpresë pa një vendim përfundimtar vetingun e tij si ish-këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë.

 

Edhe pse shpresova se nuk do të ndikohej, sot KPA-ja (shumica) mori një vendim të turpshëm që të ndërpresë pa një vendim përfundimtar vetingun tim si ish-këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë ku kam punuar para 8 vitesh, duke e shoqëruar edhe me ndalesat e nenit “G” të Aneksit të Kushtetutës, të cilat u vihen vetëm atyre që dorëhiqen ose shkarkohen nga detyra ku nuk ishte asnjë rast për mua.

Ky vendim më la shije jo të mirë edhe pse nuk ka lidhje me statusin tim aktual në KLP, si i zgjedhur nga Parlamenti nga radhët e shoqërisë civile dhe jo si magjistrat. Për sqarim, ky nuk është një vendim shkarkimi, pasi nuk është bërë hetim administrativ ndaj meje. Në bazë të këtij vendimi, në të ardhmen nuk mund të kandidoj për vende të caktuara, kuptohet deri sa të shprehet GjEDNj. Më keq me vjen për avokaten time, që kishte bindjen se çështja ishte e fituar, nisur nga gjithë praktika e vetë KPA-së…”, thuhet në reagimin e Alfred Ballës.

 

Alfred Balla sipas Kolegjit te Posaçem te Apelit ka refuzuar vullnetarisht te ushtroje procesin e rivleresmit (Vettingun), si e tille penalizohet nga neni G i Kushtetutes, ku i hiqet e drejta per te ushtruar funksionet ne Institucionet e Larta te Drejtesise.

Gjyqtarja Ina Rama lexoi sot vendimin teksa tha se me vote unanime u vendos qe Alfred Balles do i hiqet e drejta per 15 vite per te qene pjese e institucioneve te drejtesise.

Trup gjykues e quan të drejtë ankimin e Komisionrit Publik. Trupi Gjykues me shumicë votash vendosi ndryshimin e vendimit numër, 675, “ndërprerje të procesit të rivlerësimit për Alfred Ballën’.

Balla nuk mund të pranohet si Gjyqtar, ose Prokuror, anëtari KLP apo KLGJ, Inspektor i Lartë i Drejtesise ose Prokuror i Përgjithshëm per 15 vite. Ky vendi hynë në fuqi menjëherë” u shpreh Ina Rama.

DETYRA

Alfred Balla u zgjodh në KLP nga Kuvendi, si kandidat i propozuar nga shoqëria civile, ndërkohë që ai me herët ka mbajtur postin e këshilltarit ligjore të Gjykatës së Lartë në vitin 2007.

Ndërkohë që Komisioneri Publik ankimoi vendimin e Vettingut për Ballën, duke rikthyer në vëmendje se kreu i KLP nuk gëzon statusin e magjistratit.

Në përfundim të mandatit, Alfred Balla kërkonte që të ushtrojë funksionin në një prej prokurorive të Apelit, por sipas Komisionerit Publik, Alfred Ballës i duhet hequr e drejta për 15 vite te ardhshme për të ushtruar funksione në sistemin e drejtësisë pasi nuk gezon statusin e magjistratit dhe kishte refuzuar te bente procesin e rivleresimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.