BOTA

“Më quajtën budalla!”- Krim i rëndë në familje, 16-vjeçari ekzekuton me armë zjarri prindërit dhe motrën: Më morën celularin, mamin e vrava pasi…! Zbardhet ngjarja

08:40 - 22.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Brazil, ku një 16-vjeçar ka vrarë prindërit e tij dhe motrën, pasi ata i kishin marrë celularin.




Sipas mediave të huaja, ngjarja tragjike ka shkarkuar reagime të shumta, ndërsa adoleshenti nuk është shfaqur aspak i penduar për aktin e ndërmarrë.

“Do ta bëja përsëri”, mësohet se ka thënë i riu pasi u arrestua.

Krimi ndodhi pak ditë më parë, kur 16-vjeçari Igor Gomez vrau fillimisht njerkun e tij, 57-vjeçarin Isaac Tavares, duke e qëlluar pas shpine në kuzhinën e shtëpisë së tyre në Sao Paulo.

Autori 16-vjeçar

Personi i dytë që u qëllua për vdekje nga të shtënat e 16-vjeçarit ishte motra e tij Leticia, e cila u qëllua në fytyrë sapo u fur në kuzhinë pasi dëgjoi të shtënat me armë zjarri.

Viktima e tretë ishte nëna e adoleshentit, 50-vjeçarja Solange Gomez, e cila thuhet se vdiq kur u kthye në shtëpi në orën 19 të së njëjtës ditë dhe pasi pa trupat e pajetë të bashkëshortit dhe të së bijës, u qëllua nga i biri.

Sipas burimeve policore, Gomez vrau prindërit e tij sepse “ata e quajtën atë një budalla dhe i morën celularin në mënyrë që ai të mos mund ta përdorte pajisjen për një prezantim në shkollë”.

16-vjeçari mësohet se i tha policisë se pas dy vrasjeve të para, ka ngrënë vaktet pranë trupave të babait dhe motrës së tij dhe më pas ka shkuar në palestër. Kur është kthyer më vonë në shtëpi, ka përshëndetur nënën e tij në garazh, e ka dërguar në kuzhinë dhe aty ka qëlluar edhe pas shpine.

Tre viktimat

Ajo që është edhe më rrëqethëse është se ai ishte ai që lajmëroi autoritetet, kur mizat filluan të mblidheshin mbi tre trupat e pajetë.

Ajo që autoritetet po shqyrtojnë tani është që 16-vjeçari t’i nënshtrohet një vlerësimi psikiatrik për të përcaktuar nëse ai duhet të angazhohet në një institucion psikiatrik, ndërsa gjithashtu po kontrollojnë telefonin e tij celular dhe kompjuterin për të parë nëse ai mund të ketë pasur një bashkëpunëtor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.