Kronikë

I riu përfundoi në spital me plumb në këmbë, zbardhet ngjarja: 24-vjeçari u plagos nga djali i xhaxhait pas një konflikti për…

08:54 - 22.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme (21 maj), në fshatin Shënavlash, ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 24-vjeçar.




Sipas policisë, mësohet se 24-vjeçari me iniciale E. B., u plagos me armë zjarri në këmbë nga kushëriri i tij, shtatsi me iniciale I.B, 33 vjeç.

Nga hetimet rezultoi se autori i dyshuar gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në këmbë  djalin e xhaxhait të tij i cili vijon të jetë në spital, në kujdesin e mjekëve.

Sakaq, 33-vjeçari është shpallur në kërkim, dhe po vijon puna për kapjen e tij.

Noftimi i policisë 

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale në vendngjarje, Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmë, në fshatin Shënavlash, ku u plagos me armë zjarri, në këmbë, 24-vjeçari E. B. Si rezultat i veprimeve hetimore, identifikohet autori i dyshuar i plagosjes (kushëriri i 24-vjeçarit).

Mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në Spitalin Rajonal Durrës ishte paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi E. B., 24 vjeç, pasi ishte plagosur me armë zjarri, në këmbë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Durrës, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, në oborrin e banesës së 24-vjeçarit, në fshatin Shënavlash, ku në drejtimin e prokurorit, kryen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se autori i dyshuar është shtetasi I. B., 33 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, i cili gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, djalin e xhaxhait të tij, shtetasin E. B., i cili vijon të jetë në spital, në kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për kapjen e shtetasit I. B.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.