Kryesore

“Tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në Shqipëri!”- Altin Dumani zbulon skemën e një biznesi vendas: Ja si u zbardh

10:54 - 22.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka zbuluan sot në Komisionin e Ligjeve, skemën se si një biznes shqiptar tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë.




Dumani deklaroi se biznesi tentoi t’i jepte akses mafies për të integruar të ardhurat në sektorin bankar për shtresëzimin e transfertave dhe më pas, ato sipas drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, do të tranferoheshin po me ndihmën e biznesit vendas jashtë vendit.

Por, kreu i SPAK deklaroi se skema e pastrimit të parave u zbulua pas bashkëpunimit me bankat e nivelit të dytë duke bërë që ky operacion i grupeve kriminale të dështonte.

Altin Dumani: Një nga skemat komplekse të pastrimit të parave në Shqipëri, përfshin përdorimin e bankave dhe bizneseve shqiptare si ndërmjetës për organizatat ndërkombëtare kriminale  si mafia italiane.

Një rast një biznes shqiptar bashkëpunoi për ti dhënë akses përfaqësues të mafias ndërkombëtare të integronte të ardhurat kriminale në sektorin bankar për shtresëzimin e transfertave që pastaj do të tranferoheshin po me ndihmën e biznesit vendas jashtë vendit.

Bashkëpunimi shumë i mirë me bankat e nivelit të dytë, bëri që ky operacion i grupeve kriminale të dështonte.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.