AKTUALITET

Vranësira dhe kthjellime, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

07:16 - 22.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe kthjellime.




Në zonën e veriut dhe  në qendër reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët që në orët e para të 24-orëshit. Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut të herëpashershëm mbeten prezentë në veriperëndim,  ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë lokale vetëm përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 12 deri 25°C

në zonat e ulëta 14 deri 29°C

në zonat bregdetare 16 deri 27°C


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.