Kryesore

Formacioni më i mirë i Ligës së Europës / Gjimshiti i padiskutueshëm, nuk mungon as Xhaka

13:43 - 23.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmjen e djeshme mbylli siparin edicioni 2023/2024 i Ligës së Europës, ku pa në fund si triumfues Atalantën, me Berat Gjimshitin si kapiten.




Ditën e sotme aplikacioni “Sofa Score”, ka bërë të ditur edhe formacionin e vitit, me lojtarët që kanë performuar më mirë gjatë të gjithë këtij sezoni.

Nuk kishte si të mungonte në qendër të mbrojtjes edhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Gjimshiti. Ai ka marrë një mesatare prej 7.23, duke u kuotuar si një nga më të mirët e ekipit. Gjithashtu aty gjendet edhe Granit Xhaka, që me Bajer Leverkusenin e tij, arriti deri në finalen e kompeticionit, për t’u mundur pastaj nga bergamaskët me shifrat 3-0. Mesfushori ka marrë notën 7.36.

Formacioni i vitit në Ligën e Europës (4-1-4-1): Svilar (Roma); Grimaldo (Bajer Leverkusen); Imravopanos (Uest Hem); Gjimshiti (Atalanta); Klaus (Marsejë); Xhaka (Bajer Leverkusen); Harit (Marsejë), Virtz (Bajer Leverkusen), Eliot (Liverpul), Kudus (Uest Hem); Aubumejang (Marsejë)

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.