Kryesore

VIDEO/ OKB miratoi rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, reagimi i Vuçiç bëhet viral. Presidenti shfaqet i tensionuar dhe i skuqur në fytyrë

09:17 - 24.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë ditës së djeshme, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën, sipas së cilës 11 Korriku shpallet Ditë Ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.




Gjatë kohës kur janë publikuar votat e shteteve që votuan për rezolutën, pamjet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç janë bërë virale në rrjetin social “X”.

Ndërsa mban flamurin serb në duar, i skuqur e plot inat, ai ka shfaqur edhe njëherë mohimin e gjenocidit.

Pas seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Vuçiç tha se i “ka mbaruar karriera dhe se nuk do t’i falen shumë gjëra”.

“Kam mbyllur karrierën time këtu sonte. Shumë gjëra nuk do të më falin. Kjo ishte sikur gozhda në arkivolin tim. Unë bëra gjithçka, ata bënë gjithçka për të na poshtëruar dhe ne u ngjitëm në lartësi. Nuk mund të them se fituam sepse kjo është procedura, por është e qartë për të gjithë se cili është rezultati”, tha ai në një fjalim para gazetarëve në New York.

Presidenti i Serbisë tha se vlerësimet e supozuara të atyre që propozuan rezolutën ishin se më shumë se 110 vende do të votonin pro dhe se do të kishte rreth 45 abstenime, raporton nova.rs.

“Dhe ne ishim 107 (ata që votuan kundër dhe ata që abstenuan). Pra, 84 prej tyre kundrejt 107 prej atyre që nuk kanë dashur të pajtohen me propozimin e tyre dhe po flasim se si u arritën ato 84, sepse realisht 60 e ca do të kishin votuar për rezolutën, ata i bënë presion të tjerëve”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.