AKTUALITET

Raporti i Bankës së Shqipërisë, Sejko: Fuqizimi i lekut, ndikim tërësor pozitiv në ekonomi. Ja kush janë faktorët që sollën forcimin e kursit të këmbimit

10:59 - 28.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në mbledhjen e komisionit për Ekonominë dhe Financat, Guvernatori  i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka bërë raportin vjetor të BSH-së për vitin 2023.




Ndër të tjera ai foli edhe për forcimin e lekut, i cili sipas tij ka sjellë një ndikim tërësor pozitiv në ekonomi, pasi ka rritur fuqinë blerëse të familjeve shqiptare.

Sejko shprehet se fakti që është ndërhyrë me pak se në vitin 2022 në rritjen e normës së interesit, pasqyron forcimin e kursit të këmbimit dhe kahun konsolidues të politikës fiskale.

Ai shton se ky trend forcues i lekut ka ardhur edhe si pasojë e përmirësimit strukturor të bilancit të shkëmbimeve tregtare dhe financiare të Shqipërisë me botën.

Sejko: Në vitin 2022, pasi 5 rritje të normës së interesit dhe gjatë vitit 2023 pati 2 herë rritje të normës së interesit.

Ky ngadalësim pasqyroi forcimin e kursin të këmbimit dhe  kahun konsolidues të politikes fiskale.

Mbiçmimi i shpejtë i lekut ndihmoi në zbutjen e presioneve te huaja inflacioniste, ndërsa konsolidimi fiskal ndihmoi në frenimin e presioneve në brendshme inflacioniste.

Në veçanti forcimi i lekut ka qenë dhe vijon të jetë një nga zhvillimet më të diskutuara ekonomike.

Rëndësia e këtij treguesi për zhvillimet ekonomike në vend kanë sjellë atë në fokus të analizave tona.

Këto analiza kanë synuar të identifikojnë arsye, pasojat dhe implikimet e tij për stabilitetin monetar dhe financiar të vendit.

Në mënyrë të përmbledhur ata kanë konkluduar se trendi forcues i kursit  të këmbimit ka ardhur si pasojë  e përmirësimit strukturor të bilancit të shkëmbimeve tregtare dhe financiare të Shqipërisë me botën, të pasqyruara në rritjen e eksporteve, kryesisht të turizmit, remitancave dhe investimeve te huaj direkte.

Në këto rrethana forcimi i lekut pati një ndikim tërësor pozitiv në ekonomi. Kontribuoi  në kontrollin e inflacionit duke rritur fuqinë blerëse të shqiptarëve dhe mundësoi një normalizim me gradual të qëndrimit politikës sonë monetare gjatë 2023, duke mbajtur të ulëta kostot e financimit të bizneseve.

Shqipëria pati njëkohësisht një nga normat më të lartë të rritjes ekonomike, normën më të ulët të inflacionit dhe rritjen më të ngadaltë të kostove të financimit ndër vendet e Rajonit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.