Horoskopi

Muaji i parë i verës me një bollëk emocionesh, ja shenjat më me fat të qershorit

08:53 - 30.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qershorit pritet të sjellë humor të mirë për të gjithë. Mërkuri hyn në shenjën e Binjakëve në datën 3 Qershor dhe Jupiteri është tashmë në të, kështu që askush nuk mund të ndalojë argëtimin dhe kohën e mirë, sado që disa njerëz të përpiqen t’ju prishin atë.




Afërdita dhe Mërkuri hyjnë në Gaforre më 17 qershor, duke sjellë disa ndryshime dramatike, ndërsa më 20 qershor kur Dielli kalon në Gaforre, fillon koha perfekte për kohën familjare.

Megjithatë, fundi i qershorit do të jetë një kohë serioziteti dhe qetësie, pasi më 29 qershor fillon retrogradi i Saturnit tek Peshqit.

Por le të shohim se cilat janë shenjat më me fat të muajit:

Binjakët

Qershori sjell optimizëm dhe rinovim. Ky muaj ju kërkon të hiqni dorë nga e vjetra dhe të mirëprisni të renë, dhe kjo përfshin heqjen dorë, jo domosdoshmërisht të njerëzve, por edhe të modeleve dhe sjelljeve.

Ndiheni të çliruar dhe mos u thoni jo njohjeve të reja dhe propozimeve për bashkëpunime. Optimizmi juaj është në rritje, me psikologjinë dhe disponimin tuaj në maksimumin e tyre.

Shigjetari

Jupiteri, Mërkuri, Venusi dhe Dielli janë në shtëpinë tuaj të 7-të dhe kjo ju mbush me energji, optimizëm dhe gatishmëri për të ndërmarrë veprime. Jeni në qendër të zhvillimeve dhe vëmendjes, me sugjerime që vijnë nga ana personale dhe profesionale. Energjia juaj pozitive tërheq njerëzit e duhur siç tregon ndryshimi në psikologjinë tuaj.

Ujori

Një ndryshim i madh, kryesisht brenda jush, do të ndodhë në qershor. Kjo mendësi që po adoptoni tani tërheq edhe njerëz me të cilët nuk do të kishit menduar të shoqërohesh më parë, por ju pëlqen kjo erë ndryshimi në jetën tuaj. Propozimet, kryesisht romantike, do të bien shi. Përgatituni për më të mirën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.