AKTUALITET

FOTO/ Gjenden uniforma të policisë serbe në Leposaviç/ Ministri Sveçla : Dëshmia e radhës se Serbia është përgjegjëse për destabilizim !

10:05 - 01.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në një fshat të Leposaviçit janë gjetur dhjetëra uniforma të Policisë së Kosovës dhe asaj serbe. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Sveçla ka theksuar se kjo është dëshmi e radhës se mekanizmat e Serbisë, mbeten përgjegjëse për sulmin në Banjëskë.




Mekanizmi terrorist i Serbisë në veri të Republikës së Kosovës po çmontohet çdo ditë e më shumë. Pas informacioneve inteligjente, në një shtëpi në fshatin Isev i Poshtëm në Komunën e Leposaviçit u gjetën dhjetëra uniforma të policisë se rregullt dhe asaj speciale serbe si dhe pjesë të uniformave të Policisë së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës se mekanizmat e sigurisë së Serbisë ishin dhe mbeten përgjegjësi i tentativës për destabilizim dhe aneksim të veriut të vendit tonë”- ka shkruar ai në Facebook.

Sveçla ka thënë më tej se institucionet e Kosovës po luftojnë dhe po parandalojnë tentativat e Serbisë për destabilizim të vendit.

Postimi i plotë:

Mekanizmi terrorist i Serbisë në veri të Republikës së Kosovës po çmontohet çdo ditë e më shumë.
Pas informatave inteligjente, në një shtëpi në fshatin Isev i Poshtëm në Komunën e Leposaviqit u gjetën dhjetëra uniforma të policisë se rregullt dhe asaj speciale serbe si dhe pjesë të uniformave të Policisë së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës se mekanizmat e sigurisë së Serbisë ishin dhe mbeten përgjegjësi i tentativës për destabilizim dhe aneksim të veriut të vendit tonë.
Falë vigjilencës dhe punës së pakursyer të të gjitha institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës kjo tentativë e Serbisë për destabilizim të vendit suksesshëm po parandalohet dhe luftohet.
Është detyrë dhe obligim i yni shërbimi ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim, ndërkohë që është përkushtimi dhe vendosmëria jonë që me të gjitha mjetet ligjore të mbrojmë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë. Të gjitha elementet terroriste që tentojnë destabilizim do të shkatërrohen pa kursim e përgjithmonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.