Horoskopi

“Do u realizohen ëndrrat!”- Meri Shehu paralajmëron VIP-at e kësaj shenje: Duhet të kenë kujdes nga skandalet dhe…

13:14 - 04.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Astrologia Merit Shehu ditën e sotme ka bërë parashikimin e horoskopit për këtë muaj, ku dhe ka paralajmëruar disa shenja.




E ftuar në emisionin “Wake Up”, astrologia teksa fliste për shenjën e luanit, tha se kjo shenjë do të favorizohet dhe këtë muaj ata mund të martohen.

Nga ana tjetër përsa i përket VIP-ave të shenjës së Luanit, astrologia iu tha që duhet të kenë kujdes nga skandalet dhe çështjet ekonomike që mund të mos shkojnë aq mirë.

“Luanët favorizohen ose u bëhet një premtim i madh në lidhje me martesën. Mund të ketë Luanë që martohen këtë muaj, pra u realizohet një ëndërr që mund të jetë martesa.

Pavarësisht kësaj, martesa është aty, është e bukur, shumë planetë në Binjakë tentojnë që këta të bëjnë jetë sociale, të bien në sy, të jenë në qendër të vëmendjes, por kemi një vështirësi përsa i përket jetës së tyre sociale, një çështje që iu del jashtë kontrollit, ndonjë lëvizje jo e mirë, ndonjë thashethem.

Gjëra të tilla që duhet të bëjnë kujdes ata që bëjnë jetë publike ose kanë çfarë të humbin nga jeta publike, që janë Luan. Ata që kanë marrëdhënie publike të rëndësishme duhet të kenë kujdes nga skandalet dhe një çështje ekonomike që mund të mos shkojë ashtu siç duhet”– tha Meri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.