Kosova

“Nuk ka luftë politike.” -Osmani flet për raportet me Kurtin: Çdo dallim është i tejkalueshëm

19:51 - 05.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke komentuar raportet me kryeministrin Albin Kurti, tha se çdo gjë është e tejkalueshme kur të vendoset interesi shtetëror dhe qytetar. Ajo theksoi se mes dy zyrtarëve të Kosovës nuk ekziston lufta politike.




E pyetur nga gazetarët se çfarë janë dallimet me kryeministrin Kurti, Osmani tha se çdo dallim është i tejkalueshëm dhe për këtë do të bashkojë me të gjitha institucionet e vendit.

“Nuk ka luftë politike. Si presidente luftoj vetëm për një gjë, kushtetutshmërinë. Kur vendoset interesi shtetëror çdo dallim është i tejkalueshëm”, tha presidentja, duke shtuar se dallimi dihet.

“Çdo dallim është i tejkalueshëm. Është e domosdoshme që të gjithë të ulemi dhe të reflektojmë për tema me interes të përbashkët nacional. Dhe kur kjo bëhet, nuk do të mungojë as rezultati”, tha Osmani.

Ajo pas takimit me kryetarët e komunave, foli edhe për themelimin e Asociacionit, ku tha se bazë e tij do të jetë kushtetueshmëria dhe ligjshmëria.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.