LAJMI I FUNDIT

Këto shenja tregojnë se po e teproni me kafen

14:58 - 07.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të shumtë janë ata që nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Është një nga pijet më të njohura në mbarë botën.




Përfitimet e tij janë të shumta, më e rëndësishmja është përmbajtja e lartë e acideve klorogjenike antioksidante (polifenole).

Përveç kësaj, rrit humorin, rrit performancën gjatë sportit duke rritur qëndrueshmërinë, ka një efekt pozitiv në rregullimin e peshës trupore, mbron nga kanceri, diabeti i tipit 2 dhe Parkinson dhe është i mirë për zemrën.

Por duhet konsumuar me masë, përndryshe mund të ketë efekte anësore në organizëm.

Përveç vështirësive për të fjetur dhe nervozizmit, ja tre simptoma të zakonshme që ju pini shumë kafe…

Dhimbje koke

Një nga simptomat më të zakonshme të pirjes së tepërt të kafesë është dhimbja e shpeshtë e kokës. E njëjta gjë mund të ndodhë nëse pini shumë kafe dhe ndaloni papritur.

Nervozizëm

Kafja e tepërt mund t’ju bëjë nervoz dhe të ndiheni sikur po acaroheni nga gjëja më e vogël.

Diureza e rritur

Kjo ndodh sepse kafeina ka edhe veti diuretike ndaj na dërgon më shpesh në tualet. E njëjta gjë vlen edhe për çajin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.