LAJMI I FUNDIT

Vapa dhe dhimbja e kokës, ja masa që duhen ndërmarrë në ditë të nxehta

22:10 - 07.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me shtimin e temperaturave na shoqëron dhe dhimbja e tepërt e kokës për shkak të ekspozimit në rrezet e forta të diellit.




Është e rëndësishme që të ndërmarrim disa masa për të parandaluar këtë gjë, e të shijojmë një verë sa më të ‘freskët’ të mundshme.

Fillimisht njihemi me simptomat që na paralajmërojnë dhimbjen e kokës të krijuar për shkak të vapës:

-të përzjera

-ndjeshmëri ndaj dritës

-dhimbje therëse e kokës

-dhimbje e qafës

-dehidratimi

Masa që duhen ndërmarrë:

-Qëndrimi sa më shumë në dhoma të freskëta

-Sigurohuni të keni ujë të ftohtë me vete kur dilni në orare kulminante përsa i përket temperaturave, në mënyrë që të keni mundësi të freskoheni e të hidratoheni

-Përdorimi i kapeleve dhe syzeve për mbrojtje nda dielli

-Lahuni me ujë të vakët, që të ulët temperatura e trupit

-Vendosni disa paketa kamomili në ujë të ftohtë e mbuloni sytë dhe ballin për disa minuta, në mënyrë që të çlironi dhimbjen dhe ënjtjen për shkak të vapës


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.