Kuriozitete

Studimi: Kriza ekonomike po ndikon në dëshirën s*ksuale! Ja disa mënyra për të rizgjuar pasionin në çift

19:06 - 09.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një raport i ri mbi shëndetin seksual, i cili fokusohet në jetën seksuale të britanikëve, ka zbuluar se kriza financiare po ka një ndikim më të madh në jetën tonë të dashurisë sesa edhe pandemia e koronavirusit.




Dhe nëse mendoni për këtë, ka kuptim të përsosur. E gjithë kjo pasiguri dhe shqetësim, nuk na lejon të ndihemi shumë seksi. Sipas raportit, gati gjysma e 3,688 të anketuarve (mosha 18-65) thanë se të paktën një ngjarje ekonomike ose politike në vitin e kaluar kishte ndikuar në jetën e tyre seksuale.

 

“Është e qartë se rritja e kostos së jetesës dhe kriza financiare po ‘dërrmojnë’ romancën dhe epshin për shumë njerëz,” vënë në dukje studiuesit.

Pesë mënyra për të rritur dëshirën tuaj seksuale sipas ekspertëve.

Përqendrohuni te puthja

Kur ishte hera e fundit që jeni puthur? Por përqendrohuni në këtë. Me kalimin e kohës, çiftet priren ta konsiderojnë puthjen më pak të rëndësishme për jetën e tyre të dashurisë, por nuk është kështu. Puthja mund të jetë fillimi i një momenti shumë të bukur romantik ose thjesht për t’u afruar emocionalisht me partnerin.

Ushtroni së bashku

Gjendja e mirë fizike gjithashtu kontribuon në një jetë të mirë seksuale . Përveç kësaj, ushtrimet ngrenë psikologjinë tonë. Imagjinoni se çfarë mund të bëjë kur stërviteni me partnerin tuaj.

Lini një takim

Sigurisht, nëse keni fëmijë të vegjël kjo është shumë e vështirë. Por nuk keni pse ta organizoni super takimin me partnerin. Një mbrëmje në shtëpi me muzikë të relaksuar, verë, ushqim të mirë dhe kohë të dedikuar ekskluzivisht për ju mund të “ndezë” sërish gjakun.

Ndiqni një dietë të duhur

Me siguri keni dëgjuar për ushqimet afrodiziake, pra ato që zgjojnë libidon. Mundohuni t’i përfshini ato në planin tuaj të dietës, por edhe të ndiqni një plan diete më të shëndetshme, për përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit tuaj.

Njihni veten më mirë

Sado që tingëllon e modës së vjetër, nëse duam të kalojmë mirë në shtrat me partnerin, duhet të dimë saktësisht se çfarë na pëlqen. Mos ngurroni të zbuloni se çfarë ju bën të ndiheni mirë me seksin. Pasi ta kuptoni, do të jeni në gjendje ta pretendoni dhe do të kaloni një kohë të mirë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.