![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Shqiptari Eugert Merizaj, i dënuar me 32 vite burg për vrasje në Angli, ka marrë një vëmendje të madhe në mediat britanike së fundmi.
Prestigjiozja “The Sun” shkruan se 33-vjeçarit, i cili bën video live në “TikTok” ku kërkon para për të dalë nga burgu. Merizaj ka shpenzuar rreth 50 mijë paund për avokatë, teksa media e njohur britanike përmend dhe veshjet e shtrenjta që ai vesh në burg.
“The Sun” ka zbuluar së fundmi një video nga “TikTok” ku Merizaj flet live me Kozak Bracin, i njohur ndyrshe dhe si “Mbreti i Instagram-it”.
Në video, Braci i thotë Merizajt: “Do të kesh 2000 € nga unë, 2000 € nga Fabio (Dushku)… si mbështetje për të dalë nga burgu”.
Në një klip tjetër, një mbështetës i thotë se do t’i dërgojë 1000 euro “sepse je djalë i mirë dhe në burg”.
Merizaj, i cili gjithashtu bisedon me gra në internet, ishte pjesë e një bande që vrau tregtarin e kanabisit Hemawand Ali Hussein në Hartlepool në vitin 2019 dhe u burgos pasi u ekstradua nga Belgjika.
Në artikull raportohet se tashmë autoritetet kanë nisur hetimet për videot, teksa përdorimi i celularëve në këto ambiente nuk lejohet.