BLUETOOTH

“Jam i lidhur me një vajzë arabe”- Ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’: Gabriela më verboi zemrën! Unë po vazhdoj punën si shofer poste, ndërsa ajo…

10:02 - 10.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” Aureli, ka pohuar së fundmi dashurinë që ka ndjerë për Gabrielën gjatë emisionit dhe shprehet se ajo ia kishte verbuar zemrën.




Ai tregoi se tani jeta e tij ka ndryshuar, sepse është dashuruar me një vajzë arabe dhe vazhdon punën e tij në Spanjë si shofer poste.

“Ndonjëherë ndjenja, dashuria, pëlqimi të verbojnë. Të verbojnë zemrën por jo sytë”, tha ai në “Mos i bjer me top”.

Pyetje: Gabriela gjatë rrugëtimit tënd ka qenë pikë e dobët. Pse ti dhe Gabriela nuk arritët kurrë të krijonit atë raport që publiku mezi po e priste?

Aureli: “Sepse “për një grusht kashtë, e vrau samari mushkën”. Kishte dy pole kjo marrëdhënie që ishte synimi im për këtë marrëdhënie dhe synimi i vajzës për këtë marrëdhënie. Fundi pas shumë kohësh ja ku është, unë vazhdoj punën time si shofer poste në Spanjë, vajza ka kapur një vend pune në televizion dhe është shumë e qartë për publikun dhe për të gjithë se cila ka qenë synimi. Ndonjëherë ndjenja, dashuria, pëlqimi të verbojnë. Të verbojnë zemrën por jo sytë. Mos ta mohoj kot, e vërteta është e vërtetë, por jam shumë i lumtur këtu ku jam, për historinë që kalova se më mësoi shumë”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.