BLUETOOTH

Katër gabime që pengojnë dobësimin nëse vraponi

22:00 - 10.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vrapi është një nga aktivitetet fizike më shpërblyese për shëndetin e më i rekomandueshëm nga specialistët mjekësorë.




Për një shëndet të mirë e për rezultate të dukshme të dobësimit shumë ushtrojnë vrapin si aktivitetin fizik kryesor, por shpesh ndodh që për disa persona mos të arrijnë të dobësohen dot.

Por cilat janë 4 gabimet që bëjmë përgjatë vrapit që pengojnë dobësimin?

  1. Vraponi përditë. Pavarësisht se sa i shkëlqyer është ky aktivitet nuk duhet të vraponi çdo ditë, pasi sjell pasoja serioze për shëndetin tuaj. Të vrapuarit çdo ditë nuk lejon trupin të marrë kohën e duhur për t’u rimëkëmbur e për të pushuar. Sugjerohet që të vraponi 1-3 herë në javë.
  2. Keni rënë pre e rutinës së shpejtësisë, kilometrave dhe rrugës. Këto faktorë pengojnë mjaftueshëm ndryshimin e trupit tuaj, pasi ju nevojitet që të përshtateni me frekuenca të ndryshme, kohë e rrugë të ndryshme për të mundësuar rënien e kileve të tepërta.
  3. Rimerrni kaloritë e humbura. Për shkak të aktivitetit fizik, trupi lodhet dhe kërkon energjinë e humbur, e shpesh tentojmë të rimarrim kaloritë që humbëm përgjatë vrapit duke ngrënë pa kontroll. Kjo rutinë bën të mendosh se me ushtrimin sërish të vrapit do arrijmë të humbasim çfarë konsumuam, por në fakt qëndrojmë me të njëjtën peshë në trup.
  4. Injoroni ngritjen e peshave. Vrapi i mirë ka nevojë dhe për pak peshë, në mënyrë që të rrisim masën muskulare e njëkohësisht të tretet dhjami i cili na mundon.

Duhet mbajtur parasysh, pavarësisht aktivitetit fizik që kryejmë në përditshmëri, duhet të ruajmë ekuilibrat me ushqimin. Dieta jonë duhet gjithashtu të konstatojë sa ëm shumë ushqime të shëndetshme e plot fibra, proteina e vitamina.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.