BOTA

Krim i rëndë në Greqi, daja tenton të p*rdhunojë mbesën e më pas e vret me kaçavidë. Arrestohet 37 vjeçari, i akuzuar e më parë për abuzim s*ksual me të mitur! Ja kush është autori(FOTO)

20:21 - 10.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një krim i rëndë është shënuar në Ili të Greqisë, ku daja ka tentuar të përdhunojë mbesën e tij 11 vjeçare e më pas e vret atë më kaçavidë.




Sipas autoriteteve helene, ngjarja i ka fillimet e saj ditën e dielë (9 qershor), kur vogëlushja ka dalë nga shtëpia e saj në Myrtia Ilias, për të shkuar tek gjyshi.

Përgjatë rrugës, një makinë e zëzë ka ndaluar pranë saj, e kjo e fundit futet në automjet.

Mjeti është fiksuar nga kamerat e sigurisë, e rezultoi se ishte në pronësi të dajës së 11 vjeçares, duke shpjeguar kështu qartë se e vogla njohu të afërmin e saj ndaj dhe ka hyrë me besim në automjet.

Por në fakt këtu fillon thrilleri, sepse 37 vjeçari e ka çuar fëmijën në një zonë rurale e ka tentuar ta përdhunojë.

Vogëlushja ka rezistuar dhe kur daja i saj e kuptoi se ajo do e komunikonte këtë ngjarje të rëndë me prindërit e saj, e ka goditur me kaçavidë në qafë, e cila gjeti vdekjen e menjëhershme.

Ai e braktisi trupin e pajetë të së voglës dhe u zhduk, por Oficerët e Sigurimit të Pyrgos arritën të arrestojnë 37 vjeçarin, i cili zbulohet se dhe në vitin 2020 ai ishte i akuzuar për përdhunimin e një vajze 14 vjeçare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.