Kryesore

Milani në kontakte me Brojën vë në lëvizje Premier Ligën, një tjetër klub anglez hyn në garë për sulmuesin shqiptar

18:51 - 10.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lajmi se klubi i Milanit ka hyrë në bisedime me Çelsin për Armando Brojën, duket se ka rizgjuar interesin e klubeve të Premier Ligës për futbollistin shqiptar. Sulmuesi do të largohet nga Çelsi gjatë verës, por shumë klube pritnin që të shihnin performancën e tij në Europian para se të bënin një lëvizje konkrete.




 

Por me lëvizjen e shpejtë të Milanit, edhe klube të tjera raportohet se kanë vendosur kontaktet e tyre me londinezët për të mësuar diçka rreth të ardhmes së sulmuesit. Ullvërhempton dhe Uest Hem raportoheshin si klube të interesuara për të, por tashmë në garë ka hyrë edhe Evertoni, siç ka shpjeguar për “CaughtOffside” eksperti i merkatos, Fabricio Romano.

“Ne e dimë gjithashtu që do të ketë largime nga Çelsi në këtë verë dhe një lojtar për të cilin duhet pasur vëmendje është Armando Broja, emri i të cilit është lidhur me Evertonin, mes të tjerëve. Por çfarë po ndodh me të vërtetë?

E fundit që kam mësuar është se bordi i Evertonit pëlqen Brojën, por me situatën e tyre financiare, gjithçka është në vendnumëro për momentin. Nuk është diçka që është pranë finalizimit apo do të ndodhë shpejt. Interes ka, ashtu si edhe shumë klube të tjera, pasi Broja parashikohet që me 100% të largohet nga Çelsi me një transferim përfundimtar gjatë kësaj vere”, u shpreh Romano.

Lajmi për interesimin e Evertonit është publikuar edhe në media të ndryshme britanike nga gazetarë pranë klubit të Çelsit, si një opsion real për sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.