Kosova

Përvjetori i çlirimit të Kosovës, Toni Blair: Këtu po ndodhin shumë gjëra pozitive që janë mësim për botën!

10:56 - 10.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, i cili cilësohet edhe si miku i madh i Kosovës, Toni Blair në një konferencë për mediat me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, pas ndërhyrjes së NATO-s, tha se ishte i bindur se vendimi për ndërhyrjen e Aleancës ishte vendimi i duhur.




Ai shtoi se dhe tani është i bindur se duhet të rrinë krah njerëzve të Kosovës, në mënyrë që vendi  të jetë në linje me meritat e njerëzve të saj.

Blair theksoi se po pret me padurim ditën ku Kosova si vend i pavarur të zërë vendin e duhur në familjen e Kombeve.

“Atëhere isha i bindur që ishte gjëja e duhur për ta bërë dhe vazhdoj ta kem këtë bindje dhe tani jam i bindur që duhet të rrimë krah njerëzve të Kosovës në mënyrë që Kosova të jetë në linjë me meritat e njerëzve të saj.

Këtu po ndodhin shumë gjëra dhe pozitive që janë mësim për të bërë botën dhe pres me padurim të shoh ditën që Kosova si vendi i pavarur të zërë vendin e duhur në familjen e Kombeve edhe si shembull në tërë botën,” tha ndër të tjera Toni Blair.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.