BLUETOOTH

Vera 2024 nuk mund të shijohet pa gërsheta! Rikthimi i trendit të viteve 2000 dhe disa modele flokësh që mund t’i provoni në këto ditë të nxehta

21:21 - 10.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Flokët padyshim që janë pjesë e identitetit tonë, me të cilët ne shfaqim se kush jemi në të vërtetë. Por t’i mbash ato të lëshuar, sidomos nëse janë të gjatë, në stinën e verës, për shumë persona shihet si një mision i pamundur, duke përfunduar shpesh me flokë të kapur e të çrregullt.




Një gjendje e tillë mund të të bëjë të ndihesh jo mirë me veten tende, pasi siç u theksua e më sipër flokët janë pjesë e personalitetit, e mund të themi hapur se pjesa dërrmuese e vajzave i duan të lëshuara, pasi ndihen më të bukura, më të ëmbla e më sensuale.

Një rikthim “hit” i verës janë gjithmonë gërshetat, trend i viteve të bukura të 2000-it,  sidomos ato të cilat arrijnë të mbledhin balluket, duke bërë që të mos djersitemi në fytyrë e të prishim make-up-in.

Një kombinim i nevojshëm që duhet t’i bëni flokëve këtë verë, është bashkimi i dy trendëve: gërsheta dhe fjongo!

Jo vetëm që do dukeni bukur, por gjithashtu do të dukeni akoma e më trendi, më “in” në këtë sezon veror, duke u bërë ndoshta dhe “kryefjala” në ambientet që ju shoqëroheni për paraqitjen e veçantë.

  

Po kështu, aksesorët e bukur janë një prekje e duhur për këtë verë. Siguroheni të furnizoheni me kapëse në forma lulesh, pasi do komplimentojnë më së mirë veshjet shumëngjyrëshe me të cilat përfaqësohet vera.

  

Rafti juaj duhet të përmbajë dhe “shall flokësh”, kryesisht me ngjyra të ndezura e me motive të veçanta, duke bërë që t’i mbajë qimet e bezdisura larg fytyrës sonë dhe të nxirrni në pah tiparet tuaj të bukura!

   

Stilimi gjysmë kapur-gjysmë lëshuar, është gjithashtu një model shumë i përshtatshëm për në verë, të cilat të bëjnë të ndihesh pak më lozonjare e më e ëmbël se zakonisht. Provojeni që këtë model ta shoqëroni dhe me topuz/e apo gërsheta, pasi i japin një prekje më personale flokëve tuaj.

   

Ndërsa për vajzat tona profesionale, klasike e që ndodhen në zyrë me një veshje serioze por plot ngjyra siç i ka hije stinës së verës, nuk mund të dalë asnjëherë nga moda topuzi i ulët me baluket ose fijet e parme të lëshuara në fytyrë. Ky model jo vetëm që do ju mbajë më të freskët, por gjithashtu ju tregon më klasike dhe gjithmonë do të shiheni me shumë adhurim nga të tjerët përreth, për shkak të thjeshtësisë dhe profesionalizmit!

  

Kini parasysh se pavarësisht modeleve që zgjidhni për të krijuar, është e rëndësishme mos të harroni përkujdesjen e flokëve përgjatë larjes apo dhe në plazh, pasi dielli arrin të djegë majat.

Përdorni gjithmonë shampo e kremera të cilat i përshtaten flokut tuaj, sprajt ose produkte kundër nxehtësisë së mjeteve të stilimit nëse i përdorni dhe gjithmonë aplikoni një shtresë të hollë krem mbrojtës dielli në lëkurën e ekspozuar tek flokët, pasi temperaturat e larta dëmtojnë skalpin e kokës.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.