LAJMI I FUNDIT

Disa arsye përse duhet të konsumoni avokado në të mirë të shëndetit tuaj

19:23 - 11.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokado është një nga ato fruta që ka fituar popullaritet të madh për shkak të përfitimeve të shumta shëndetësore që ofron.




Shumë e shohin si një shtresë të shijshme në vaktet e tyre ushqimore, e të paktë janë ata që e kuptojnë potencialin e tij përsa i përket mirëqenies sonë, për shkak të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve që përmban ky frut.

Të ushqehesh me avokado, ndihmon në heqjen e kileve të tepërta në trup. Gjysmë avokado përmban 10 gramë yndyra mono-të-pangopura dhe 5 gramë fibër, duke të të mbajtur urinë larg për më gjatë.

Sipas eksperteve konsumi i avokados shton dëshirën për t’u ushqyer me më shumë fruta e perime, duke shtuar kështu produktet e shëndetëshme në vaktet tona.

Po kështu, avokado ndihmon në uljen e kolesterolit dhe e mban zemrën të shëndetshme për shkak të përmbajtjes së saj me kalium. Kaliumi pastron trupin nga kripa e tepërt, enët e gjakut deh mbron zemrën.

Studiuesit shprehen se njerëzit që konsumojnë avokado rregullisht përballen me një rrezik më të ulët të ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe diabetit të tipit 2. Kjo ndodh për shkak se fruti përmban avocatin B, e cila bën që trupi të përpunojë më mirë glukozën në gjak e të përmirësojë reagimin ndaj insulinës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.