Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, iu bëri thirrje të gjithë demokratëve, që t’i bashkohen PD-së së Rithemelimit, pasi Gjykata e Apelit vendosi t’i lërë ish-kryeministrit Sali Berisha vulën.
Në një deklaratë për mediat, Noka theksoi se trupa gjyqësore tregoi se e vërteta dhe ligji prevaluan mbi ligjin, duke shtuar me tej se sot është një ditë e mirë për demokratët dhe një ditë e keqe për regjimin.
Noka: Sot është një ditë e mirë për të gjithë demokratët. Zëri i tyre megjithëse në oazin e padrejtësisë u gjetën gjyqtarë më integritet që i dhanë zë të vërtetës që po zvarritej prej 3 vitesh.
E vërteta që janë demokratët ata që vendosin për PD. Demokratët sot janë të bashkuar, sot vendimi i gëzon ata, por sot është një ditë e e keqe për regjimin.
Një opozitë e përcarë ka marrë fund, sot Shqipëria ka një PD të vërtetë dhe një opozitë të bashkuar dhe të vërtetë.
Për çdo demokrat është kjo thirrje, vlen për çdo demokrat, e ka derën e PD-së të hapur dhe është i mirëpritur në shtëpinë e tij. Ky është një vendim i formës së prerë me rekomandim të Gjykata e Lartë që e kanalizon plotësisht këtë çështje. Kjo ditë nuk është për të festuar, por ditë e së vërtetës. Narko-regjimi është pengesa e vetme e udhëtimit të Shqipërisë në BE dhe ne duhet ta primë këtë betejë.
Në emër të gjithë kolegëve, thirrje demokratëve të kthehen në shtëpinë e tyre, sepse ka vend për të gjithë. I bëjmë thirrje çdokujt që është kundërshtar me regjimin, jo ata që janë shërbëtorë të regjimit.
Gjykata e Apelit s’pranon ankimin e Bashës, i jep vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës