Kronikë

EMRI/ I shpallur në kërkim prej dy javësh e i akuzuar nga SPAK për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 49 vjeçari

16:10 - 11.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 49 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Shkodrës, pasi ishte i shpallur në kërkim dy javë më parë, lidhur me akuzat e shtruara nga SPAK se kultivonte lëndë narkotike.




Bëhet fjalë për Perlat Canaj, i cili ishte vënë në kërkim prej operacionit të koduar “Territori i pastër”.

Sipas uniformave blu dyshohet se 49 vjeçari ka kultivuar në fshatin Gruemirë 321 fidanë dhe 52 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga policia, po dy javë më parë.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e Canaj, iu gjendën dhe disa bimë narkotike në proces tharje, e një sasi municioni luftarak, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar sipas nenit 283 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, e i dënueshëm nga 7 deri në 15 vite heqje lirie.

Çështja i është kaluar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

 

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe

I shpallur në kërkim 2 javë më parë, në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, dhe i akuzuar nga SPAK-u, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari.

Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, identifikimin dhe kapjen e autorëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Perlat Canaj, 49 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, pasi dyshohet se ka kultivuar në fshatin Gruemirë, 321 fidanë dhe 52 bimë narkotike, të cilat u gjetën dhe u asgjësuan nga Policia, 2 javë më parë. Në ambientet e objekti në pronësi të shtetasit P. C., u gjetën edhe disa bimë narkotike në proces tharjeje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.