Kronikë

EMRI/ Strehoi në banesën e tij 22 emigrantë të paligjshëm nga Vendet e Treta, në pranga 44 vjeçari. Shpallen në kërkim 3 shtetas kosovarë

15:38 - 11.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 44 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga uniformat blu të Shkodrës pasi kishte strehuar 22 emigrantë të paligjshëm nga Vendet e Treta, për t’i ndihmuar më pas të kalonin kufirin, kundrejt përfitimeve monetare.




Në pranga është vënë Abdyl Likaj, i cili u arrestua në fshatin Boriç i Madh.

Policia ka shpallur në kërkim dhe 3 shtetas me origjinë nga Kosova, pasi bashkëpunonin me Likajn në këtë veprimtari kriminale.

Përgjatë kontrollit, blutë gjetën e sekuestruan një automjet me targa kosovare, me të cilin transportoheshin emigrantët.

Mjeti është sekuestruar nën cilësinë e provës materiale.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

 

 

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, operacioni policor i koduar “Danubi 9”, për goditjen e një rasti të tentativës për dhënie ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Arrestohet në flagrancë një 44-vjeçar,  Abdyl Likaj pasi kishte strehuar në banesën e tij, 22 shtetas nga Vendet e Treta, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas kosovarë, bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohet automjeti me targa kosovare, me të cilin do të transportoheshin emigrantët.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, pas shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e DVKM Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, për një rast të tentativës për dhënie ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Danubi 9”.

Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi 44 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh.

Ky shtetas kishte strehuar në banesën e tij, 22 shtetas nga Vendet e Treta, të cilët do t’i ndihmonte, kundrejt pagesës, që të kalonin ilegalisht kufirin.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit: 36 vjeç, 37 vjeç dhe 39 vjeç, të tre  banues në Gjilan, Kosovë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Benz” me targa kosovare, që dyshohet se do përdorej për transportimin e emigrantëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.