Kryesore

FOTO/ Mitsotakis takim me 7 eurodeputetët e rinj, Fredi Beleri merr pjesë në një lidhje ‘live’ nga burgu

11:17 - 11.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me shtatë eurodeputetët e zgjedhur për Parlamentin Evropian.




Një nga 7 deputetët e zgjedhur nga Demokracia e Re është edhe Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës që ndodhet në burg i dënuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë me 2 vite për korrupsion në zgjedhje.

Sipas pamjeve nga mediat greke, të pranishëm fizikisht në takim kanë qenë eurodeputetët Giorgos Autias, Eliza Vozeberg, Eleonora Meleti, Manolis Kefalogiannis dhe Dimitris Tsiodras, ndërsa  në një lidhje online,  Evangelos Meimarakis dhe Fredi Beleri.

Partia Mitsotakis arriti një fitore të thellë në zgjedhjet për parlamentin europian. “Nea Demokratia” është renditur e para me 27.9% të votave gati dyfishin nga partia e dytë që është Ksiriza.

Sipas rezultateve “Demokracia e Re” zgjedh 7 eurodeputetë, SYRIZA zgjedh 4 dhe PASOK-u 3 deputetë në Parlamentin Evropian.

Sipas sondazheve të publikuara nga mediat greke, por edhe në rezultatet paraprake, Beleri është një ndër katër më të votuarit në listën e “Nea Demokracia”. Nëse nuk ndryshon ky trend, atëherë Fredi Beleri pritet të jetë eurodeputet i Greqisë në Parlamentin e ri Europian.

Ai ka deklaruar se në rast fitoreje do të japë dorëheqjen nga mandati si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.