Kronikë

Gjendet në ujërat e lumit Lana, 40 vjeçari ndërron jetë në spital. Ja çfarë dyshohet

15:57 - 11.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e djeshme është gjendur një 40 vjeçar në ujërat e Lumit Lana, të cilit i kishin humbur ndjenjat.




Shtetasi, i identifikuar nga policia me inicialet E.D., është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore por aty ka ndërruar jetë.

Sipas uniformave blu dyshohet se 40 vjeçari vuante nga sëmundje të shëndetit mendor dhe ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

“Ditën e djeshme, është konstatuar në ujërat e lumit Lana, shtetasi E. D., 40 vjeç, i cili pasi është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, ka humbur jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundje të shëndetit mendor dhe ishte perdorues i lëndëve narkotike. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.